Kryetarja e Ranillugut intervistohet nga Policia, dyshohet se ndikoi në votues

Kryetarja e Ranillugut intervistohet nga Policia, dyshohet se ndikoi në votues

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se kryetarja e komunës së Ranillugut, Tanja Antiç është intervistuar në prezencën e avokatit për cenim të fshehtësisë së votimit.

Hashani për KosovaPress, ka thënë se me vendim të Prokurorit të Shtetit e njëjta ëhstë liruar pas intervistimit, ndërsa rasti Cenim i fshehtësisë së votimit” do vazhdoj të hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore.

“Me datën 28.12.2025, përmes rrugëve operative kemi pranuar informacion se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera. Të njëjtit dyshohet se janë kanosur për ndërprerje të benifiteve të cilat këta qytetar i përfitojnë nga shteti i Serbisë, në rast të mos votimit sipas udhëzimeve. E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit me qëllimi të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është liruar, ndërsa rasti “Cenim i fshehtësisë së votimit” do vazhdoj të hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan në koordinim të plotë me Prokurorinë Themelore”, tha Hashani.

Kryetarja e Ranillugut Tanja Antiq, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të Listës Serbe ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar në zgjedhjet e parakohshme.

Të njëjtit dyshohet se janë kanosur për ndërprerje të benifiteve të cilat këta qytetar i përfitojnë nga shteti i Serbisë, në rast të mos votimit sipas udhëzimeve.

E dyshuara është shoqëruar në ambientet e hetimeve rajonale dhe intervistuar në prezencën e avokatit me qëllimi të verifikimit të informacioneve dhe sqarimit të rrethanave.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë