Votim i qetë në Fushë Kosovë, votuan mbi 30 %

Votim i qetë në Fushë Kosovë, votuan mbi 30 %

Procesi i votimit po vazhdon edhe në Fushë Kosovë. Deri në mesditë kanë votuar mbi 30 përqind e qytetarëve ose 15,656 votues.

Procesi i votimit po vazhdon edhe në shkollën “Mihal Grameno”. Menaxheri i kësaj shkollës, Ismet Gashi, ka ndarë detaje në lidhje me votimet, kontrollin e dokumenteve të votuesve dhe verifikimin e të drejtës së tyre për të votuar.

“Deri më tash është duke shkuar normal çdo gjë dhe organizimi është i mirë, dhe votuesit po shihet që është një numër më i madh i tyre të cilët po vijnë me kry obligimin e tyre qytetar… deri në orën 11:00 sa i morëm shënimet, janë 1,443 votues. Tash ndërkohë do të shkoj të marrë edhe informatën e fundit në orën 13:00 dhe e shohim a ka një numër më të madh, por siç po shihet, është një dalje pak më e madhe e qytetarëve… këtu janë 15 vendvotime me gjithsej 13,610 votues vetëm në këtë qendër, ndërsa me kusht është objekti tjetër i Mihal Gramenos, aty votohet me kusht… jo pa rregulluesi, por ka skadim të afatit të letërnjoftimit të disa qytetarëve të cilët nuk kanë drejt të votimit. Kemi edhe me dokumente që janë edhe prej shteteve tjera, dhe sipas rregullave edhe këto situata nuk kanë të drejtë të votojnë… jo, kur po ju sqarohemi, po mirëkuptohemi… të gjitha dokumentet, materialet e nevojshme kanë ardhur me kohë… dikur 150 votues kanë qenë më shumë se herën e kaluar,” theksoi Gashi.

Ndërkohë, qytetarët që votuan në këtë qendër të votimit, kanë mendime të ndryshme për situatën politike pas zgjedhjeve.

Përndryshe, në këtë komunë të drejt vote kanë 52,006 qytetarë.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë