Zgjedhjet parlamentare, kaq qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në Obiliq

Zgjedhjet parlamentare, kaq qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në Obiliq

Në shkollën “Ibrahim Rugova”, në komunën e Obiliqit deri në ora 13:00 sipas të dhënave zyrtare kanë votuar mbi 1 mijë e 700 votues nga 8 mijë e 600 votues, më shumë se në zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit. Sipas zyrtarëve të KQZ-së në këtë shkollë, procesi zgjedhor deri më tani në këtë qendër votimi ka shkuar në rregull.

Në këtë qendër votimi janë 10 vendvotime të rregullta.

Ne total në Komunën e Obiliqit në listën e votuesve të drejtë vote kanë mbi 25 mijë e 580 votues, ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 13:00 kanë votuar vetëm 5 mijë e 100 qytetarë, raporton KosovaPress.

Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77,086 votues.

Kjo listë përmban 7,192 votues më shumë se në Zgjedhjet Lokale të cilat u mbajtën më 12 tetor 2025.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë