Dalja deri në orën 11:00, mbi 3500 votues më pak se sa në zgjedhjet e kaluara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka barë të ditur se deri në orën 11:00 kanë dalë në zgjedhje 165 mijë e 404 votues apo 8.27 për qind. Në të njëjtën periudhë, në zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit kishin votuar 169 mijë votues apo 8.58 për qind.
Kryetari i KQZ-së, Kresnik Radoniqi bëri të ditur edhe daljen në votim të qytetarëve deri në orën 11:00.
Ai tha se deri në këtë periudhë kanë dalë në zgjedhje 165 mijë e 404 votues apo 8.27 për qind. Në të njëjtën periudhë, në zgjedhjet e kaluara të 9 shkurtit kishin votuar 169 mijë votues apo 8.58 për qind.
“Po ashtu, duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi marrë nga rreth 94% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 votues apo 8.27%, nga 1 milion e 999 mijë e 204 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025, sipas të dhënave nga rreth 93% e vendvotimeve, kishin votuar 8.58% apo 169,650 votues nga 1 milion e 970 mijë e 944 votues”, deklaroi Radoniqi.
Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë. /KosovaPress/
