DnV: 16 për qind e qendrave të votimit nuk kanë pjerrina

DnV: 16 për qind e qendrave të votimit nuk kanë pjerrina

16 për qind e qendrave të votimit në nivel vendi nuk kanë pjerrina, ka thënë Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim (DnV), që është rrjet i organizatave joqeveritare për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Në konferencën e parë për ditën e sotme, ai tha se 3 për qind e qendrave të votimit janë hapur me vonesë.

“Është raportuar se shkaku kryesor pas vonesave në hapjen e vendovotimeve me kohë lidhet me mungesën e komisionerëve. Aranzhimi i vendvotimeve është bërë konform rregullave të përcaktuara nga KQZ-ja. Me përjashtim 2% të vendvotimeve nuk ka pasur vendosje adekuate të kabinave të votimit apo kamerave. Vlen të theksohet se vendosja jo e duhur, në pozitat ku nuk garantohet fshehtësia e votës është më e shprehur në komunat me shumicë serbe”, ka thënë ai në konferencë për media.

Tutje, ai shtoi se pjesëmarrja në zgjedhje si e drejtë universale duhet t’u garantohet të gjithë qytetarëve pa dallim.

Vëzhguesit tanë kanë raportuar se në 16% e Qendrave të Votimit në nivel vendi mungon infrastrukturë fizike ose pjerrina që  votuesit të kenë qasje që të hyjnë në shkollë, pa llogaritur këtu faktin që një pjesë e konsiderueshme e shkollave në nivel vendi nuk kanë pjerrina apo lifte për të arritur në katet e dyta ku zhvillohet ky proces i votimit. Edhe pse rregullat zgjedhore ndalojnë vendosjen e posterëve dhe materialeve të tjera propaganduese  brenda një perimetri prej 100 metra, vëzhguesit tanë kanë raportuar se afërsisht 3 për qind të qendrave të votimit edhe pas orës 7 të mëngjesit ka pasur prani të materialeve të subjekteve apo kandidatëve të caktuar”, shtoi ai.

Cakolli shtoi se në 18 për qind të qendrave të votimit mungojnë tavolinat ndihmëse.

Në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë gjithsej 2,614 vendvotime (2,557 të rregullta dhe 57 me kusht). /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë