Tërmet i fortë godet Tajvanin

Tërmet i fortë godet Tajvanin

Një tërmet me fuqi 7 ballë sipas Rihterit goditi sot një zonë rreth 32 kilometra larg qytetit bregdetar verilindor Yilan në Tajvan, njofton agjencia meteorologjike e këtij shteti aziatik.

Tërmeti në një thellësi prej 73 kilometrash u ndje në Tajvanin verior dhe tronditi ndërtesat në kryeqytetin Taipei, tha agjencia meteorologjike, duke e klasifikuar tërmetin si kategorinë katër që do të thotë se mund të ketë dëme të vogla.

Autoritetet e qytetit thanë se nuk u raportuan dëme të mëdha menjëherë pas tërmetit, raporton KosovaPress.

Më shumë se 3 mijë shtëpi në Yilan humbën energjinë elektrike për një kohë të shkurtër, tha ndërmarrja e energjisë elektrike e Tajvanit.

Tajvani është i prirë ndaj tërmeteve, i vendosur pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike. Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë