Arsenali rikthehet shpejt në krye të Premier Ligës

Arsenali mposhti Brighton me rezultatin 2:1 në raundin e 18-të të Premier Ligës dhe u rikthye shpejt në krye të tabelës.
Topçinjtë festuan në Emirates me një gol nga Martin Odegaard dhe një autogol nga Georgini Rutter, ndërsa Diego Gomez shënoi një gol ngushëllimi për mysafirët.
Arsenali erdhi në epërsi në minutën e 14-të pasi Odegaard shënoi me saktësi nga skaji i zonës së penalltisë.
Avantazhi u dyfishua në minutën e 52-të, kur Declan Rice harkoi nga një goditje këndi dhe Rutter e dërgoi topin në portë.
Rezultati përfundimtar u vendos nga Gomez, i cili reagoi më së miri pasi u godit porta e Yasin Ayari, raporton KosovaPress.
Skuadra e Mikel Arteta kryeson përsëri me 42 pikë, dy më shumë se Manchester City. Brighton është i 12-ti me 24 pikë.
