Qëndrim Kryeziu: 103-shi i PDK-së, dasma ka filluar

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 103 Qëndrim Kryeziu ka kërkuar votën e qytetarëve në ditën e zgjedhjeve për fitoren e kësaj partie me kryeministër Bedri Hamza.
Qëndrim Kryeziu ka theksuar se qeverisja e deritanishme ka dështuar në investimet kapitale.
“Bedri Hamza është duke fituar. Nëse ju vjen dikush me ju josh me euro, siç ka raportuar Vehbi Kajtazi, kam një propozim për ju: merrni paratë, e votoni prapë PDK-në, se 6 vjet e 4 muaj ju ka gënjyer e ju ka mashtruar. Kështu që asgjë s’bëhet t’ia merrni paratë dhe të shkohet kah e ardhmja me PDK-në. 700 milionë euro investime kapitale, e përveç Urës së Saradranit, s’kemi pa asgjë. Hajnia ka emër: Albin Kurti!”
