Kjo është dalja e diasporës për votime deri në orën 13:00

Kjo është dalja e diasporës për votime deri në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës për zgjedhjet e 28 dhjetorit po kalon kryesisht i qetë, raporton KosovaPress.  

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, tha se me fillimin e votimit në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada, në orën 13:00 sipas kohës lokale në Kosovë, tashmë procesi i votimit është duke vazhduar në 29 përfaqësitë diplomatike të Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës.  

“Sipas të dhënave nga 24 përfaqësi diplomatike, deri në orën 13:00 nga 19,187 votues të regjistruar, kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues”, tha Elezi.

Identifikimi në vendvotimin e përfaqësisë diplomatike mund të bëhet përmes njërit nga tri dokumentet e Kosovës: letërnjoftim, pasaportë apo leje e vozitjes.

Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë