Shpallet sportisti i vitit 2025 në Komunën e Obiliqit

Shpallet sportisti i vitit 2025 në Komunën e Obiliqit

Është  mbajtur manifestimi për shpalljen e Sportistit të Vitit 2025, i organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nën patronatin e Kuvendit Komunal të Obiliqit.

Në këtë ngjarje sportive morën pjesë nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Berat Gashi, si dhe ekzekutivi komunal, drejtorë dhe drejtoresha të drejtorive komunale, përfaqësues të klubeve sportive, sportistë dhe qytetarë, bëhet e ditur në komunikatën për media.

Gjatë manifestimit u ndanë mirënjohje dhe çmime për sportistët, trajnerët, klubet dhe kontribuuesit që janë dalluar me arritjet e tyre gjatë vitit 2025.

Çmimet kryesore për vitin 2025 u ndanë si në vijim:

Sportisti i Vitit: Migjen Shala

Trajneri i Vitit: Fanol Shala

Sportistja e Dalluar: Arjeta Imeraj

Klubi më i mirë për vitin 2025: Klubi Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit”

Punëtori më i mirë për vitin 2025: Melos Haliti

Referi më i mirë për vitin 2025: Ilir Mehmeti

Veterani për vitin 2025: Besim Slishani

Klubi Premtues: Klubi i Basketbollit KB KEK-U

Për të arriturat për vitin 2025:

Fight Club Arber

K.F. KEK-U Veteranët

Klubi i Karatesë Besa

Klubi i Futbollit KEK-U

Klubi i Hendbollit KEK-U

Mirënjohje Postmortum: Remzi Blakqorri

Po ashtu, në kuadër të këtij manifestimi, u nda mirënjohje për Islam Selmanin, i cili u shpall Ambasador për vitin 2025, për kontributin dhe përfaqësimin e sportit, në kuadër të Klubit të Karatesë Besa.

Gjithashtu, u ndanë mirënjohje për sportistë dhe lojtarë me perspektivë, të cilët përfaqësojnë të ardhmen e sportit në Komunën e Obiliqit:

Gzim Berisha – Trajner me perspektivë, Klubi i Futbollit KEK-U

Diar Preniqi – Lojtar me perspektivë, Klubi i Basketbollit KEK-U

Olti Sadiku – Lojtar me perspektivë, Klubi i Futbollit KEK-U

Ensar Morina – Lojtar me perspektivë, Shkolla e Futbollit “Ardhmëria”

Lorik Mehmeti – Lojtar me perspektivë, Futbollist

Nart Mehmeti – Lojtar me perspektivë, Fight Arberi

Elisa Prapashtica – Lojtare me perspektivë

Erdi Thaqi – Lojtar me perspektivë, Klubi i Futbollit KEK-U

Ensar Rushiti – Lojtar me perspektivë, Klubi i Karatesë Besa

Artira Rama – Lojtare me perspektivë, Klubi i Hendbollit KEK-U

Adriatik Aliu – Lojtar me perspektivë, Klubi i Futbollit Urbano

Në komunikatë thuhet se Komuna e Obiliqit vazhdon të mbështesë sportin dhe sportistët vendorë, duke i vlerësuar arritjet e tyre dhe duke inkurajuar zhvillimin e sportit në të gjitha disiplinat.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë