Ndërron jetë trajneri francez Gasset

Ndërron jetë trajneri francez Gasset

Trajneri francez i futbollit Jean-Louis Gasset vdiq të premten në moshën 72 vjeç, njoftoi klubi i Montpellier, raporton KosovaPress.

Ish-mesfushori e kaloi pothuajse të gjithë karrierën si lojtar i Montpellier (1975 – 1985), duke kontribuar në ngritjen e klubit të bashkëthemeluar nga babai i tij, Bernard.

Gasset e drejtoi klubin në disa raste, herën e fundit më pak se një vit më parë. Ai gjithashtu drejtoi klube tjera franceze, si Saint-Etienne, Bordeaux dhe Olympique Marseille.

Ai ishte një asistent për një kohë të gjatë i Laurent Blanc, së pari në Bordeaux, pastaj me ekipin kombëtar francez (2010-2012) dhe më vonë me PSG (2013-2016). Ai gjithashtu trajnoi ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë deri në Kupën e Kombeve të Afrikës 2023, duke dhënë dorëheqje në mes të turneut në të cilin ‘elefantët’ fituan përfundimisht titullin në tokën e tyre.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë