Kujdes nga mesazhi i rremë, çfarë po ndodh në emër të Postës?

Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bjerë pre e një mashtrimit, pasi persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS qytetarëve, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.
Sipas postës, menjëherë pas identifikimit të këtij rasti, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me ato për adresimin e kësaj çështjeje.
Posta e Kosovës komunikon vetëm përmes kanaleve zyrtare, si në vijim Ueb-faqe: www.postakosoves.com, Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/, Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/, LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s, Numra zyrtarë: 038 221 631 | 045 851 001 . U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë asnjë lidhje (link) të dërguar përmes këtyre mesazheve mashtruese dhe të mos bashkëpunojnë me numra apo kontakte që nuk janë zyrtare. Në asnjë rrethanë, Posta e Kosovës nuk kërkon të dhëna personale apo informacione bankare përmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare”, thuhet në njoftim.
Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në administrata postare të vendeve të tjera të rajonit.
