Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

Abdixhiku: Themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave për liri, pavarësi dhe demokraci

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 36-vjetorin e themelimit. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se themelimi i LDK-së ishte lindje e aspiratave politike për liri, pavarësi dhe demokraci.

Në ceremoninë e këtij përvjetori, Abdixhiku tha se nderojnë trashëgiminë e atyre që hodhën themelet e LDK-së, në krye me presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Janë 36 vite guxim, qëndrueshmëri dhe përkushtim i palëkundur ndaj idealeve të lirisë, demokracisë dhe vetë­shtetësisë, në një rrugëtim historik që ka përcaktuar jo vetëm fatin e shtëpisë sonë të demokracisë, por fatin e vendit dhe gjithë kombit tonë. Ne nderojmë trashëgiminë e atyre që hodhën themelet e kësaj lëvizjeje të madhe, siç edhe reflektojmë për rrugën e gjatë dhe të lodhshme, gjithsesi të papërsëritshme, që kemi përshkruar për 36 vite rresht. Lindja e LDK-së ishte lindje e aspiratave të artikuluara politike për liri, pavarësi dhe demokraci; ishte lindje e përpjekjes sonë për jetë të lirë, të dinjitetshme, të pavarur në shtetin e Kosovës”, tha ai.

Abdixhiku shtoi se kauzat e LDK-së ishin gjithmonë për një shtet të lirë, të pavarur, sovran dhe të integruar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tij, në shërbim të këtyre kauzave, LDK u vendos përballë frymave populiste dhe keqpërdoruese për Kosovën.

Abdixhiku, së bashku me zyrtarë të lartë të LDK-së, gjatë ditës bënë edhe homazhe te varri i presidentit historik dhe ish-kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Lidhja Demokratike e Kosovës është themeluar në vitin 1989, ku iniciuesit kryesorë ishin një grup intelektualësh dhe veprimtarësh shqiptarë të Kosovës, në krye me Rugovën.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim..

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë