Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

Avokati i Popullit pranoi mbi 1600 ankesa, të drejtat e njeriut pa vëmendje institucionale

Avokati i Popullit gjatë vitit 2025, ka pranuar mbi 1 mijë e 600 ankesa nga qytetarët, të cilat lidhen kryesisht me punën e administratës dhe gjykatave. Në konferencën e fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se gjatë këtij viti të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve.

Ndërsa, sa i takon punës së Gjykatës Speciale Avokati i Popullit konsideron se  në mungesë të monitorimit ngritën dilemat nëse kjo gjykatë po vepron sipas standardeve të sistemit të drejtësisë në vend.

Qelaj në konferencën e fundviti tha se karshi institucionit që udhëheqë ai ankesa kanë adresuat qytetarë nga të gjitha komunitetet.

Edhe përgjatë vitit 2025, zvarritja e procedurave gjyqësore vazhdon të jetë brengë e qytetarëve.

Avokati i Popullit konsideron se gjatë vitit 2025 të drejtat e njeriut e kanë humbur vëmendjen e institucioneve por edhe të atyre që bëjnë politikat.

Sa i përket të drejtave të fëmijëve si shqetësime që ngriti Avokati i Popullit, Naim Qelaj janë pesha e rëndë e çantave shkollore dhe rastet e dhunës në shkolla për çka tha se shkollat nuk po i raportojnë këto raste.

Sa i përket punës së Gjykatës Speciale në Hagë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se fakti se puna e kësaj gjykate nuk monitorohet, ngrit dilema nëse kjo gjykatë po vepron në përputhje me standardet e sistemit të drejtësisë.

Gjatë kësaj konference të fundvitit, Avokati i Popullit, Naim Qalaj tha se edhe skema e krijuar nga Qeveria e Kosovës për tarifat e energjisë elektrike i ka qenë diskriminuese për personat paraplegjik dhe tetraplegjik dhe të verbëritë. 

Qalaj potencoi se gjatë këtij viti ka rënie të zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Institucioni i Avokatit të Popullit, ndërsa u theksua se institucionet nxjerrin akte nënligjore që tejkalojnë ligjet.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë