Plani për paratë e diasporës: Ja si propozohet të përdoren 10% e remitancave

Plani për paratë e diasporës: Ja si propozohet të përdoren 10% e remitancave

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe biznesmeni nga diaspora, Mehmet Klinaku ka bërë një propozim për shfrytëzimin strategjik të remitancave të diasporës është paraqitur si një synim kyç për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Klinaku në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se ideja qendrore është kanalizimi i 10% të vlerës së dërgesave, që sipas statistikave të përmendura vetëm për vitin 2024 arrijnë shifrën prej 1.35 miliardë eurosh, në një fond të përbashkët investimesh.

“Vetëm në vitin 2024, që i kam marrë unë si statistika 1 . 1.35 miliardë euro që kanë hyrë në Kosovë. Vetëm 10- % e atyre parave me i shfrytëzuar në bashkëpunim me diasporë, me tentuar me bërë një fond që ato para me shkuar në prodhimtari, bujqësi, shëndetësi, pse jo ato para kthehen edhe te investitori, por pse mos me shfrytëzuar një 10 % është shumë elementar. Si nevojë që e ka pas mërgata, është që me bërë një banës apo një shtëpi të veten dhe tash ai tenton të blej të dytën të tretën por ai tenton tash ta fus paran e vet ku përfiton prej asaj pune dhe është shumë e nevojshme që sot me  që me pas qasje edhe ata, edhe shteti i Kosovës, ato para me i shfrytëzuar në vendin e duhur”, tha ai.

Sipas tij, transparenca është “elementare” dhe parakusht për të fituar besimin e diasporës. Sipas propozimit, mekanizmi do të siguronte që kontribuesit të kishin qasje direkte dhe kontroll mbi fondet e tyre, përfshirë mundësinë për t’i tërhequr ato në rast se vërejnë parregullsi apo keqmenaxhim.

Krahas fondit të investimeve, ai ka përmendur edhe një tjetër iniciativë konkrete: krijimi i një skeme të sigurimit privat shëndetësor për familjarët e mërgimtarëve në Kosovë.

Përmes një pagese simbolike vjetore, anëtarët e diasporës do të mund të siguronin që prindërit dhe të afërmit e tyre të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore pa pasur nevojë për pagesa direkte, duke lehtësuar barrën financiare dhe duke modernizuar qasjen ndaj kujdesit shëndetësor.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë