Papunësia ka rënie sepse emigrimi është rritur

Papunësia ka rënie sepse emigrimi është rritur

Ish-zëvendësministri Edison Jakurti ka thënë se gjatë vitit 2020-2024, numri i qytetarëve të Kosovës që kanë marrë për herë të parë lejeqëndrim për punësim në BE, pothuajse është dyfishuar, duke arritur në 73,847.

Ekonomisti Jakurti ka shkruar në Facebook se gjatë periudhës 2015–2019, 39,143 qytetarë të Kosovës kanë marrë për herë të parë lejeqëndrim për punësim në BE.

“Pas pandemisë (2020–2024), ky numër pothuajse është dyfishuar, duke arritur në 73,847. Ky dallim kaq drastik është një sinjal i qartë se gjatë kësaj periudhe tregu i punës në Kosovë nuk ka shënuar përmirësime të dukshme sa i përket punësimit. Po ashtu, ai e konfirmon qartë edhe atë që dihet në mënyrë anekdotale: shkalla e papunësisë ka rënë në mënyrë drastike, sepse numri i largimeve të qytetarëve për të gjetur punë jashtë Kosovës është rritur në mënyrë rapide”, ka shkruar ai.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë