Roy Keane e quajti idiot Mainoo, reagon trajneri i United

Legjenda e Manchester United, Roy Keane (54), ka kritikuar ashpër vëllain e Kobbie, Mainoo (20), duke e quajtur “idiot” për shkak të fanellës kontroverse që veshi kundër Bournemouth.
Keane gjithashtu i dërgoi një mesazh të ashpër mesfushorit 20-vjeçar, duke e paralajmëruar se mund të ketë humbur një shans për të provuar veten nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.
Mainoo këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje të plotë dhe ai është i etur për një transferim huazimi në janar. Vëllai i tij, ish-ylli i reality show Jordan Hames-Mainoo, shkaktoi polemika duke veshur një bluzë me mbishkrimin “Free Kobbie Mainoo” në Old Trafford.
Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, gjithashtu ka ndërhyrë. “Kobbie nuk e veshi atë bluzë, vëllai i tij e veshi. Kobbie nuk do të luajë për atë bluzë, ai nuk do të jetë në stol për atë bluzë. Ai do të luajë nëse mendojmë se ka nevojë. Jam mësuar me këto situata, kam qenë këtu për një vit, raporton KosovaPress.
“Nuk do t’i bëj asgjë Kobbie pasi familja e tij sugjeron diçka. Nëse ai është njeriu i duhur për ndeshjen, ai do të luajë”, tha Amorim në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes kundër Aston Vila ditën e diel.
