Rashford bind Barcelonën, blerja po afrohet

Rashford bind Barcelonën, blerja po afrohet

Barcelona është gjithnjë e më e bindur nga performancat e Marcus Rashford. Sulmuesi anglez, i ardhur në huazim verën e kaluar nga Manchester United, ka lënë gjurmë me efikasitetin dhe ndikimin e tij në lojë, duke u kthyer në një element kyç të repartit ofensiv.

Në 23 ndeshje me fanellën blaugrana, Rashford ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë nëntë asiste, shifra që kanë forcuar bindjen e klubit katalanas. Sipas pritshmërive, Barcelona synon ta blejë përfundimisht në vitin 2026 për rreth 30 milionë euro, duke e bërë anglezin pjesë afatgjatë të projektit sportiv.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë