Forcohet dollari me 0,29 lekë, bie lehtë euroja

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,34 lekë ose 0,29 lekë më shumë ndërsa euroja zbriti me 0,01 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 96,48 lekëve.
Paundi britanik këmbehet me 109,71 lekë, ose 0,41 lekë më pak se ditën e martë dhe franga zvicerane u forcua me 0,13 lekë duke u këmbyer sot me 103,25 lekë.

