Çokollatat po shtrenjtohen, po zvogëlohen dhe po ndryshojnë shijen

Çokollatat po shtrenjtohen, po zvogëlohen dhe po ndryshojnë shijen

Në prag të Krishtlindjeve, konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar po vënë re se çokollatat dhe ëmbëlsirat e tyre të preferuara janë bërë më të shtrenjta dhe duket se ka më pak për të shijuar në secilin paketim, sipas BBC. Përveç çmimeve në rritje, disa produkte madje kanë ndryshuar edhe shijen, duke u dukur më pak “çokollatë” se më parë.

Shumë kompani prodhuese të ëmbëlsirave kanë pranuar se po kërkojnë mënyra për të kursyer para. Një strategji e përdorur shpesh është zëvendësimi i disa përbërësve më të shtrenjtë, si kakaoja, me alternativa më të lira – një fenomen që njihet ndryshe si “skimpflation”.

Disa receta kanë ndryshuar aq shumë sa që disa bare çokollate nuk mund të quhen më të tilla sipas standardeve ligjore: për shembull, çokollata e qumështit duhet të përmbajë një përqindje minimale të lëndëve të ngurta të kakao-s dhe të qumështit për të fituar emrin “çokollatë”. Përndryshe, duhet të etiketohen si “shije çokollate”.

Çmimeve më të larta u shtohen edhe ndikimet e ndryshimeve klimatike. Mot i ekstrem, si reshjet e mëdha në disa vende prodhuese të kakao-s dhe thatësirat në të tjera, ka ndikuar në prodhimin dhe ka rritur çmimin e lëndëve të para. Edhe qumështi, një përbërës kryesor i çokollatave, ka shtrenjtuar për shkak të kostove më të larta të ushqimit, karburanteve dhe punës për fermerët. Disa kompani madje kanë përdorur vajra të ndryshëm si zëvendësues të qumështit për të ruajtur përqindjen e yndyrës në çokollata.

Konsumatorët janë bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për këto taktika kursimi, dhe ndjenja e “surprizës së pakëndshme” kur produktet zvogëlohen ose përbërësit ulen në cilësi.

Specialistët e konsumatorëve këshillojnë që prodhuesit dhe supermarketet të jenë më transparentë për këto ndryshime, në mënyrë që blerësit të mos ndihen të mashtruar

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë