Egjipti zbulon statujat kolosale të restauruara të faraonit në Luxor

Egjipti zbulon statujat kolosale të restauruara të faraonit në Luxor

Egjipti zbuloi sot rindërtimin e dy statujave kolosale të një faraoni të shquar në qytetin jugor të Luxorit, e fundit në ngjarjet arkeologjike të qeverisë që synojnë të tërheqin më shumë turistë në vend.

Statujat gjigante prej alabastri, të njohura si Kolosët e Memnonit, u rimontuan në një projekt rinovimi që zgjati rreth dy dekada. Ato përfaqësojnë Amenhotepin III, i cili sundoi Egjiptin e lashtë rreth 3400 vjet më parë.

Mohamed Ismail, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, tha se statujat kolosale janë gjithashtu një përpjekje për të “ringjallur se si dukej ky tempull funeral i mbretit Amenhotep III shumë kohë më parë.

Amenhotepi III sundoi gjatë 500 viteve të Mbretërisë së Re, e cila ishte koha më e begatë për Egjiptin e lashtë. Faraoni, mumia e të cilit është ekspozuar në një muze të Kajros, sundoi midis viteve 1390-1353 para Krishtit, një periudhë paqësore e njohur për begatinë dhe ndërtimet e saj të mëdha.

Statujat kolosale u rrëzuan nga një tërmet i fortë rreth vitit 1200 para Krishtit që shkatërroi tempullin e Amenhotepit III, raporton KosovaPress.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë