Ulqini në festë, dy javë koncerte, yje të skenës dhe plane për sezonin e ri

Organizata Turistike e Ulqinit ka prezantuar programin e fundvitit dhe planet për sezonin e ri turistik. Zana Sarvana bëri të ditur se në qendër të Ulqinit do të mbahen dy javë me koncerte e aktivitete për të gjitha moshat, me performanca të Elita 5, Fisnikëve, Anxhela Peristerit, Sinan Vllasaliut dhe artistëve tjerë deri më 7 janar. Ajo tha se këtë vit është shënuar rënie e mysafirëve nga Kosova, si pasojë e liberalizimit të vizave, ndërsa promovimi i Ulqinit po vazhdon në panaire rajonale e evropiane.
Sarvana paralajmëroi edhe May-festin, manifestimin kryesor që zgjat nga 1 maji deri më 1 qershor, si dhe theksoi se plazhet mbeten oferta kryesore e qytetit.
Drejtoresha e kësaj organizate, Zana Sarvana u shpreh që brenda dy javët e fundvitit do të ketë koncerte të ndryshme për të gjithë që të vijnë dhe të kalojnë një atmosferë më të madhe dhe ta kalojnë së bashku
“Në qendrën e Ulqinit sepse në këtë vit do ta ndërrojmë lokacionin, do t’i kemi rreth dy javë koncerte të ndryshme, manifestime të ndryshme për mosha të ndryshme, duke filluar nga fëmijët dhe të rriturit. Më datën 24 dhjetor do të kemi Elita-5 me koncertin e tyre, më datën 25 kemi Fisnikët, më datën 26 kemi festivalin e këngës për fëmijë, i cili është ndërkombëtar, me datën 27 njëjtë koncerte për fëmijë me datën 29 Anxhela Peristerin dhe Sinan Vllasaliun dhe do të ketë gjatë gjithë këtyre netëve deri më datën 7 janar koncerte të themi dhe këngëtarë nga regjioni dhe këngëtarë vendas.” Tha ajo
Sipas saj, këtë vit ka pasur më pak mysafirë nga Kosova në Ulqin, dhe se kjo ishte e pritshme sepse pas liberalizimit të vizave, shumë kosovarë kanë zgjedhur të pushojnë në vende të tjera.
“Ndërsa sa i përket mysafireve të cilët në numër në qytetin e Ulqinit janë më të mëdhenj dhe ata janë mysafirët nga regjioni duke filluar nga Kosova, Bosnja Hercegovina, Maqedonia dhe më tej mund të themi që sa i përket Kosovës, këtë vite kemi në bazë të numrit të lajmëruar mysafirëve një rënie të numrit të mysafirëve, diçka që për neve ka qenë e pritur me liberalizimin e vizave për kosovarët, të cilët kanë përzgjedhur t’i kalojnë pushimet në një vend tjetër.” , theksoi ajo.
Sarvana shtoi se Organizata Turistike çdo vit promovon turizmin e Ulqinit në panaire rajonale dhe evropiane. Aktualisht ata janë në një road-shoë në Kosovë për të prezantuar ofertën turistike të dhjetorit, ndërsa nga janari, do të marrin pjesë në panairet evropiane në Gjermani, Austri e Poloni, si edhe në të gjitha panairet turistike në rajon.
“Organizata turistike çdo vit në bazë të planit dhe programit të cilin e aprovon po bënë propagandën e turizmit në qytetin e Ulqinit, qoftë në panairet regjionale qoftë në ato evropiane dhe ne nga muaji janar dhë faktikisht këtu jemi në një roll-shoëi që të prezantojmë në Kosovë ofertën turistike për muajin dhjetor, mirëpo nga muaji janar fillon pjesëmarrja në panairet evropiane duke filluar nga Gjermania Austria, Polonia, do të jenë shtetet kryesore ku do të fokusohemi dhe normal në shtetet e regjionit ne marrim pjesë në të gjitha panairet turistike.”, tha ajo.
Ajo theksoi se janë të fokusuar te manifestimet e majit, May-fest, i cili është aktiviteti kryesor. Manifestimi nis më 1 maj me Bambu-festin dhe zgjat deri më 1 qershor, kur përfundon me Ditën e Fëmijëve. Këtë vit shpresojnë të sjellin një këngëtarë të njohur shqiptarë ose të rajonit. Me këtë festival bëhet edhe hapja zyrtare e sezonit turistik.
“ Ku ne e kemi manifestimin kryesor dhe do të thotë jemi të koncentruar janë manifestimet e majit apo May-fest ku mendoj që ndoshta edhe ju ndonjëherë keni qenë dhe e dini që është bambu manifestimi i cili ndodh ndërsa këtë vitë shpresojmë që do të kemi një nga këngëtaret e njohur të rangut botëror shqipëtar apo të regjionit dhe manifestimi apo May-festi ky manifestim do të zgjas gjate gjithë muajit të majit do të filloj nga 1 maji nga May-festi Bambu -festi dhe do të vazhdoj deri më 1 qershor ku do ta përfundojmë me manifestimin e ditës së fëmijëve dhe në këtë mënyrë do të bëjmë hapjen e sezonit turistik.” Tha ajo
Sipas saj, plazhet janë oferta kryesore e qytetit, jo vetëm ndër më të bukurat në Mal të Zi, por edhe më gjerë, duke filluar nga Plazhi i Madh e deri te plazhet tjera.
“ Ne vetëm nga muaji shtator kemi filluar do të thotë takimet me afaristet biznesmenët e qytetit të Ulqinit të cilët janë të lidhur me turizëm, qofshin ato hotelieret apo të sektorit privat të akomodimit privat të gastronomeve të shfrytëzueseve të plazheve sepse oferta kryesore e qytetit janë plazhet, të cilat mund të themi nuk janë më të bukura vetëm në Malin e Zi por edhe më gjerë duke filluar nga plazhe e madhe dhe duke vazhduar në plazhet tjera.”, theksoi ajo.
Ulqini konsiderohet një nga destinacionet kryesore bregdetare të rajonit, i njohur veçanërisht për Plazhin e Madh dhe vijën e gjatë bregdetare, që mbetet magnet për vizitorët vendas dhe të huaj.
