Balotazhi në Gjakovë, cili nga Ardianët do të jetë fitues – ja çfarë tregon anketa e KosovaPress-it

Balotazhi në Gjakovë, cili nga Ardianët do të jetë fitues – ja çfarë tregon anketa e KosovaPress-it

Në një anketë të realizuar nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress në rrjetin social Facebook, lidhur me pyetjen “Balotazhi në Gjakovë – Cili nga Ardianët do të jetë fitues?”, qytetarët kanë dhënë përparësi kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, përballë kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Ardian Gola.

Nga kjo anketë, 48.9 për qind janë deklaruar në përkrahje të Ardian Gjinit nga AAK, ndërsa 39.2 për qind për Ardian Golën nga Vetëvendosje.

Anketa, e zhvilluar në platformën Facebook që është lansuar dje (të enjten, nuk ka karakter zyrtar, por reflekton një pjesë të opinionit publik online rreth preferencave politike në kryeqytet.

Në zgjedhjet e raundit të parë sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Ardian Gjini mori 19 mijë e 974 vota ose 47.53 për qind, ndërsa Ardian Gola 13 mijë e 403 vota ose 31.89 për qind.  Nga ky rezultat Gjini ka qenë në epërsi me 6 mijë e 571 vota kundrejt Golës në zgjedhjet e 12 tetorit.  

Raundi dytë për kryetar të Gjakovës mes këtyre dy kandidatëve zhvillohet më 9 nëntor.

https://kosovapress.com/gare-dramatike-pritet-ne-raundin-e-dyte-per-prishtinen-ja-cfare-tregon-anketa-e-kosovapress-it

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë