Panairi ndërkombëtar në Tiranë, Paraqa: Mali i Zi ka lidhje të shkëlqyera me tregun shqiptar

Panairi ndërkombëtar në Tiranë, Paraqa: Mali i Zi ka lidhje të shkëlqyera me tregun shqiptar

Mali i Zi po përfaqësohet nga 17 kompani të sektorëve të ndryshëm në panairin ndërkombëtar i biznesit “Klik Ekspo Group” në Tiranë.

Ivana Paraqa, e cila është këshilltare e lartë për bashkëpunim Ndërkombëtar në Dhomën e Ekonomisë në Malin e Zi thotë se kanë marrëdhënie të mira me tregun shqiptar, raporton KosovaPress.

“Ne tradicionalisht marrim pjesë në Klik Expo. Këtë vit kemi 17 kompani nga sektorë të ndryshëm si industria ushqimore, pijet, turizmi dhe të tjerë. Jemi shumë të kënaqur dhe duam t’u falënderojmë të gjithë organizatorëve për një ngjarje të tillë. Mali i Zi ka lidhje të shkëlqyera me tregun shqiptar, kështu që presim marrëveshje më konkrete, biseda më konkrete”, thotë ajo.

Mali i Zi po merr pjesë në këtë panair tash e dhjetë vjet, dhe këtë vit përfaqësohet me numrin më të madh të bizneseve.

“Është një panair i përgjithshëm për çdo sektor, kështu që padyshim është i rëndësishëm për ne. Shpresojmë që ekspozuesit tanë të mund të tregojnë aktivitetet dhe biznesin e tyre. Kështu që është e rëndësishme të jemi të lidhur si rajon dhe si vend fqinj…Jemi këtu prej 10 vitesh. Si ekspozitë malazeze, çdo vit kemi rreth 15 kompani. Dhe çdo vit sjellim më shumë nga sektorë të ndryshëm”, shton ajo.

Panairi ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” ka filluar të mërkurën dhe mbyllet nesër.

Në katin e dytë të Pallatit të Kongreseve është vendosur edhe stenda e Agjencisë se Lajmeve KosovaPress.

https://kosovapress.com/kosovapress-pjese-e-panairit-me-te-madh-nderkombetar-te-biznesit-ne-tirane

Në edicionin e 31-të të këtij panairi po marrin pjesë mbi 250 biznese nga Shqipëria, rajoni e bota. /Sh.Pajaziti

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë