Viktimat kanë nga dy plumba në gjoks, doktori tregon për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Doktori i Urgjencës në Komunën e Malishevës, Festim Sylejmani, ka dhënë detaje të reja mbi vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës.
Ai ka thënë se të dyja viktimat janë sjellë pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.
Ngjarje e rëndë në Malishevë: Vriten dy vëllezër • KosovaPress
Dy vëllezër janë vrarë të enjten nga dhëndri i tyre në Golluboc, ka njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari për vrasjen në Malishevë ka qenë më herët i akuzuar për dhunë familjare • KosovaPress
Doktori Sylejmani tha se viktimat i kanë pasur nga dy plumba në gjoks, raporton KosovaPress.
Në raportin e policisë thuhet se dy vëllezërit, rreth orës 11:30, u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
I dyshuari, sipas policisë, është nga një fshat i Drenasit, i cili është identifikuar, por nuk është arrestuar ende.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.
