Vrasja e dyfishtë në Golluboc të Malishevës, prokurori jep detaje të reja

Detaje të reja janë shpalosur për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc të Malishevës, raporton KosovaPress.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, tha se dorasi ka raporte familjare me dy viktimat, por zyrtarisht ende nuk dihet motivi.
Ai theksoi se i njëjti është ende në arrati, por shtoi se po punojnë së bashku me Policinë e Kosovës që i dyshuari të arrestohet sa më parë.
I pyetur për motivet dhe provat materiale që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ai tha se nuk mund të japë informacione zyrtare pasi duhet bërë verifikimi i informatave.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy vëllezër janë vrarë të enjten nga dhëndri i tyre në Golluboc të Malishevës. Në raportin e policisë thuhet se dy vëllezërit, rreth orës 11:30, u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë, ku më pas mjekët konstatuan vdekjen e tyre.
I dyshuari, sipas policisë, është nga një fshat i Drenasit, i cili është identifikuar, por ende nuk është arrestuar.
Artikulli i plotë në sistemin me parapagim.







