Kosova mëson rivalin e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Kosova mëson rivalin e fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2027

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarin e fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027. Në shortin e tërhequr të enjten paradite në Vjenë, është përcaktuar që Kosova do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën.

Bosnjë-Hercegovina fillon garimin nga faza e dytë, ndërsa Kosova, e cila në fazën e parë eliminoi Britaninë e Madhe, për herë të parë paraqitet në këtë fazë të kualifikimeve.

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 18 ose 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ndeshja e kthimit është e planifikuar në Kosovë më 21 ose 22 mars.

Kosova tashmë ka disa përballje historike me Bosnjë-Hercegovinën, duke e bërë këtë përballje një test të rëndësishëm për ekipin drejt Botërorit 2027.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë