Perez vendos ta shesë Viniciusin

Sipas “Sport Bild”, Real Madridi ka marrë vendimin ta shesë Vinicius Juniorin në verën e vitit 2026. Arsyeja lidhet me incidentin e ndodhur gjatë “El Clasicos” ndaj Barcelonës, kur sulmuesi brazilian reagoi ashpër pasi u zëvendësua nga trajneri Xabi Alonso.
Pas ndeshjes, klubi e detyroi lojtarin të kërkonte falje publike dhe brenda skuadrës, por situata u përkeqësua kur një artikull në “The Athletic” zbuloi pakënaqësi të disa futbollistëve ndaj trajnerit. Klubi dyshon se informacionet kanë rrjedhur nga rrethi i Viniciusit.
Presidenti Florentino Pérez, ndonëse ka qenë përkrahës i tij, besohet se ka vendosur ta shesë lojtarin për të treguar se askush nuk është mbi klubin.
