PSG – Bayern, përballje e fortë në “Parkun e Princave”

PSG – Bayern, përballje e fortë në “Parkun e Princave”

Dy kampionët shumëvjeçarë të ligave të tyre, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, do të përballen sonte në ndeshjen e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

PSG arriti një fitore dramatike 1-0 ndaj Nice në fundjavë, falë një goli në minutën e 94-t, duke ruajtur kreun e Ligue 1 dhe një ecuri prej tetë ndeshjesh pa humbje në të gjitha garat. Brenda kësaj serie, parisienët kanë dy fitore në Champions League, përfshirë triumfin e madh 7-2 ndaj Bayer Leverkusenit.

Nga ana tjetër, Bayern Munich vazhdon formën e jashtëzakonshme në Gjermani, me nëntë fitore në po aq ndeshje në Bundesligë dhe tri fitore bindëse në Evropë. Gjigantët bavarezë kanë fituar të gjitha 15 ndeshjet e këtij sezoni në të gjitha garat, por nuk kanë fituar asnjërën nga pesë përballjet e fundit të Champions League kundër kampionëve në fuqi të turneut.

Në historinë e përballjeve direkte, Bayern ka fituar tetë herë, ndërsa PSG gjashtë. Skuadra gjermane ka fituar katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve pa pësuar gol, por PSG triumfoi në ndeshjen e fundit mes tyre, në Kupën e Botës për Klube.

Këto janë formacionet e mundshme:

PSG: Chevalier; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Vitinha, Zaire-Emery, Neves; Kvaratskhelia, Dembele, Barcola.

Bayern: Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Guerreiro; Kimmich, Pavlovic; Olise, Kane, Diaz; Jackson.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë