Alexander-Arnold emocionon me mesazhin e tij para rikthimit në Anfield

Alexander-Arnold emocionon me mesazhin e tij para rikthimit në Anfield

Trent Alexander-Arnold ka reaguar për herë të parë përpara rikthimit të tij në “Anfield”, ku sonte Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Ish-mbrojtësi i të kuqve do të luajë për herë të parë kundër klubit ku u rrit dhe u bë një nga figurat kryesore të tij, para kalimit te Real Madridi gjatë verës.

Në prag të ndeshjes, Alexander-Arnold publikoi një fotografi në Instagram duke mbërritur në Angli me Realin dhe e shoqëroi me një fjalë të vetme: “Shtëpi”, shoqëruar me një emoji vendndodhjeje, një mesazh që tregoi qartë emocionet e tij për rikthimin.

27-vjeçari ka kaluar muaj të vështirë për shkak të një dëmtimi, por është rikthyer së fundmi në stol me Realin dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen në Anfield.

“Gjithmonë do ta dua Liverpoolin. Do të jem përjetë mirënjohës për gjithçka që kemi arritur bashkë,” tha Alexander-Arnold. “Pavarësisht se si më presin tifozët, ndjenjat e mia ndaj klubit nuk do të ndryshojnë kurrë.”

Ai shtoi se rikthimi do të jetë emocional: “Do të jetë ndryshe të hyj në dhomën e zhveshjes së mysafirëve, por është një ndeshje e madhe dhe jam i emocionuar për të luajtur përsëri në këtë stadium.”

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë