Leku forcon pozitat ndaj euros, humb terren me dollarin amerikan

Leku forcon pozitat ndaj euros, humb terren me dollarin amerikan

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të hënën leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren me monedhën e gjelbër amerikane, krahasuar me një ditë më fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 0,28 lekë dhe këmbehet me 83,97 lekë, ndërsa euroja zbriti në kuotën e 96,72 lekëve, ose 0,11 lekë më pak se një ditë më parë, shkruan ATSH.

Paundi britanik u forcua me 0,34 lekë. Monedha britanike këmbehet me 110.24 lekë, ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0,31 lekë dhe këmbehet me 104,03 lekë.

Sot në këmbim me lekun, edhe valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta. 

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë