Xavi nuk pranon të bëhet trajner i Spartak Moscow

Xavi Hernandez mbetet ende pa ekip pas largimit nga Barcelona, por trajneri spanjoll po e pret me kujdes hapin e radhës në karrierë. Sipas të përditshmes “Sport”, ish-mesfushori i famshëm është kontaktuar së fundmi nga Spartak Moscow, por ai ka refuzuar ofertën e klubit rus.
Burime pranë trajnerit theksojnë se Xavi nuk dëshiron të marrë përsipër asnjë projekt që nuk përputhet me ambiciet e tij sportive. Ai po pret një ofertë të duhur nga një klub evropian që i garanton kushte të përshtatshme për të zhvilluar filozofinë e tij të futbollit.
Pas largimit nga Barcelona në verë, Xavi është lidhur me disa skuadra nga Arabia Saudite dhe Premier League, por deri më tani nuk ka pranuar asnjërën prej tyre.
