Tayna pushton Interin – hiti “Si Ai” shndërrohet në kolonën zanore të golave zikaltër

Tayna pushton Interin – hiti “Si Ai” shndërrohet në kolonën zanore të golave zikaltër

Skuadra e njohur italiane, Inter, ka publikuar një video zyrtare që po bën bujë në rrjetet sociale, ku bashkohen futbolli dhe muzika shqiptare në mënyrën më elektrizuese të mundshme.

Në sfond të klipit që përmbledh momentet më të bukura dhe emocionuese të golave të Interit, dëgjohet kënga “Si Ai” e artistes Tayna, një nga hitet më të mëdha të këtij viti. Energjia e ritmit modern të këngës shoqëron në mënyrë perfekte fuqinë dhe pasionin e lojtarëve në fushë, duke i dhënë videos një atmosferë triumfi dhe entuziazmi.

Ky bashkim i artit muzikor me botën e futbollit është pritur me shumë interes, teksa përfshirja e “Si Ai” në një video zyrtare të një klubi të kalibrit të Interit përbën një tjetër sukses ndërkombëtar për Taynan dhe muzikën shqiptare në përgjithësi.

View this post on Instagram

A post shared by Inter (@inter)

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë