Qeveria në detyrë rrit pagën minimale për vitin 2026

Qeveria në detyrë rrit pagën minimale për vitin 2026

Qeveria në detyrë ka miratuar projektbuxhetin në vlerë prej katër miliardë euro për vitin 2026. Në mbledhjen e sotme, ekzekutivi mori vendim për rritjen e pensioneve në 150 euro, si dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor i këtij viti.  Po ashtu, qeveria në detyrë mori vendim për rritjen e pagës minimale për vitin 2026. Paga minimale u tha se do të rritet në dy faza: nga 1 janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkaq nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti për vitin 2026, që parasheh edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, i përmbahet rregullave fiskale. Ai tha se shumica dërrmuese e buxhetit katërmiliardësh për vitin 2026 vjen nga tatimet indirekte dhe ato direkte.

Duke folur për rritjen e pensioneve bazike në 150 euro dhe shtesave për fëmijë për 50 për qind nga muaji nëntor, ministri në detyrë Murati tha se kostoja e përgjithshme për muajt në vijim është 11.4 milionë euro.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Financave tha se rritja e pagës minimale do të bëhet në dy faza. Sipas tij, nga janari i vitit 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi edhe buxhetet për vitin 2025 të komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok. Ministri në detyrë Murati tha se tani i takon Kuvendit të Kosovës që t’i miratojë këto buxhete.

Buxheti për vitin 2025 ishte 3.6 miliardë euro, derisa paga minimale ishte 350 euro bruto, shtesat për fëmijë ishin 20 euro, pensioni bazik 120 euro.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim…

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë