Ministria saudite bllokoi një tjetër përballje Messi – Ronaldo

Lionel Messi dëshironte të përgatitej për Kupën e Botës 2026 duke luajtur për disa muaj në Ligën Saudite, por kërkesa e tij është refuzuar nga autoritetet e Arabisë Saudite.
Sipas Abdallah Hammad, drejtor i përgjithshëm i Akademisë Mahd për Zhvillimin e Talenteve, përfaqësuesit e Messit kontaktuan gjatë Kupës së Botës për Klube verën e kaluar për të kërkuar mundësinë që ai të luante në Arabinë Saudite gjatë pushimit katërmujor të MLS-së.
“Ia paraqita propozimin ministrit, por ai refuzoi. Ai tha se liga saudite nuk do të ishte një kamp stërvitjeje,” tha Hammad në një podcast për median saudite Thmanya.
Messi pritet të mungojë për të paktën katër muaj për shkak të pezullimit nga MLS, gjë që e vështirëson përgatitjen e tij për Kupën e Botës. Me këtë vendim, është humbur edhe mundësia që futbolli të shohë për herë të fundit një përballje zyrtare mes Messit dhe Cristiano Ronaldos.
