Drejtori i ri në Portin e Durrësit, Kumbaro jep detaje

Drejtori i ri në Portin e Durrësit, Kumbaro jep detaje

Ish-ministri i Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe i Ambientit në Kosovë, Liburn Aliu është emëruar në pozitën e drejtorit të Portit të Durrësit në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro Furxhi.

Ajo ka shkruar në Facebook se përherë është thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën.

“Prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar Kumbaro në Facebook.

Nga pozita e ministrit të Infrastrukturës, Planifikimit Hapësinor dhe i Ambientit në Kosovë, Liburn Aliu pati dhënë dorëheqje në gusht 2025, vetëm një ditë pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.  

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë