Vdes në moshën 35-vjeçare Baek Se-hee, autorja e librit të njohur korean

Baek Se-hee, autore koreane e librit më të shitur “Dua të vdes, por dua të ha Tteokbokki”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, raporton BBC. Libri i saj i vitit 2018, një përmbledhje bisedash me psikiatrin për depresionin, u bë fenomen kulturor dhe fitoi njohje ndërkombëtare pas përkthimit në anglisht në 2022.
Detajet rreth vdekjes nuk janë të qarta. Baek dhuroi zemrën, mushkëritë, mëlçinë dhe veshkat, duke shpëtuar pesë jetë, tha Agjencia Koreane e Dhurimit të Organeve. Motra e saj shtoi se ajo dëshironte të “ndante zemrën e saj dhe të frymëzonte shpresë”.
Libri, i përkthyer në 25 vende dhe i shitur në mbi një milion kopje, u vlerësua për normalizimin e bisedave mbi shëndetin mendor dhe trajtimin nuancuar të luftërave të brendshme. Linja më e famshme e tij thotë: “Zemra e njeriut, edhe kur dëshiron të vdesë, shumë shpesh dëshiron njëkohësisht të hajë pak tteokbokki”.
Baek mori trajtim për një dekadë për distymi, një lloj depresioni i lehtë por i qëndrueshëm. Vazhdimi i librit, “Dua të vdes, por ende dua të ha Tteokbokki”, u publikua në Kore dhe më pas në anglisht në 2024, shkruan BBC.
Homazhe kanë mbushur rrjetet sociale, me lexues që falenderojnë sinqeritetin e saj dhe ndikimin e saj në jetët e tyre.
