Komuna e Obiliqit mirëpret diasporën me natën e dytë të koncertit festiv “Me zemër për ju”

Komuna e Obiliqit organizon sonte nga ora 20:00 natën e dytë të koncertit festiv “Me zemër për ju”- një mbrëmje të paharrueshme me këngë dhe atmosferë festive për diasporën shqiptare.
Pjesë e këtij koncerti të madh në sheshin “Dëshmorët e Kombit”, janë emra të njohur të estradës si Drenzo, Young Arti, Lorfi, Gold AG, Adelina Berisha, Grupi “Toxic Records”, DJ Kronz dhe DJ FLIP, raporton KosovaPress.
Kujtojmë, në natën e parë të koncertit mbrëmë, nën përkujdesjen e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, për të pranishmit e shumtë performuan Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Qyteti i Obiliqit”, DJ Kronz, mërgimtarja Hajrie Preniqi Gashi, Vesad Mjeku dhe këngëtarja e mirënjohur Shkurte Gashi.
Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi ka falënderuar diasporën për kontributin e çmuar për qytetin e Obiliqit dhe shtetin e Kosovës.
