Marigona Qerkezi në Opera Night

Sopranoja kosovare me karrierë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi, do të jetë e ftuara speciale e Opera Night në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj.
Nën shoqërimin e pianistes Jess Rucinski, ajo do të interpretojë një program të përzgjedhur me kujdes, që përfshin kryevepra të repertorit operistik ndërkombëtar dhe kompozitorë shqiptarë.
Pas sukseseve në Teatro La Fenice në Venecia, Royal Opera House në Muscat, Gran Teatre del Liceu në Barcelonë, Deutsche Oper am Rhein, si dhe skena në Tokio dhe SHBA, Marigona rikthehet në Prishtinë për një natë të veçantë muzike klasike nën qiell të hapur.
Hyrja e lirë
Prishtinë, Hapësira e jashtme e Bibliotekës Kombëtare
28 korrik, ora 20:30
Marigona Qerkezi
Jess Rucinski
