Kështu duken ndryshimet në një rrugë në Prizren

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku ka shkruar se puna për rijetësimin e rrugës “Marin Barleti”, në Prizren po vazhdon.
Sipas tij, ndryshimi tashmë është i dukshëm.
“Kësaj rruge po i rikthehet karakteri historik, i munguar për më shumë se dy dekada”, ka shkruar ai, duke postuar edhe këto fotografi.



