Derbi i Superligës në Hendboll mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten

Derbi i Superligës në Hendboll mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten

Java e 20-të e Superligës së Kosovës në hendboll sjell në mesjavë emocione të forta, me vëmendjen kryesore që do të jetë mes Kastriotit dhe Rahovecit të enjten në orën 20:00 në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.

Sfida pritet të jetë e zjarrtë jo vetëm për shkak të rivalitetit historik, por edhe sepse të dyja ekipet kryesojnë aktualisht tabelën me pikë të barabarta (nga 34), duke e bërë këtë ndeshje vendimtare për kreun e klasifikimit përpara një publiku që pritet të mbushë palestrën.

Përveç derbit në Ferizaj, e enjtja rezervon edhe përballjen mes Vëllaznimit dhe Prishtinës, ndërsa xhiroja nis të mërkurën me dy takime po aq të rëndësishme: Llapi pret Besa Famgas, kurse Trepça ballafaqohet me Vushtrrinë.

Pas dyshes kryesuese, gara mbetet e hapur në mes të tabelës ku Besa Famgas ndjek me 28 pikë, e pasuar nga Vëllaznimi dhe Llapi. Tifozët që nuk mund të jenë në palestër do të kenë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet kryesore drejtpërdrejt përmes 21 Plus dhe kanalit zyrtar të FHK-së në YouTube.

KosovaPress

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë