Federata e Notit nderon sportistët më të dalluar për 2025

Federata e Notit në Kosovë ka shpalosur arritjet e vitit 2025 në ceremoninë “Laureatët e Vitit”, ku u nderuan sportistët dhe kontribuuesit më të dalluar të këtij sporti.
Çmimi “Shpresa e vitit” iu dha Vesa Mehmetaj, Arif Makolli, Rin Mehmeti dhe Rron Shahini.
Kjo ngjarje u organizua për të nderuar notarët, trajnerët dhe kontribuuesit më të dalluar, duke vlerësuar punën dhe përkushtiamin e tyre në zhvillimin e sportit të notit në vend.
Zëvendës i presidentit të federatës, Haxhi Musa theksoi se, pavarësisht sfidave të shumta, Federata e Notit gjatë vitit 2025 ka shënuar përparim të dukshëm, si në rritjen e numrit të garuesve ashtu edhe në përmirësimin e cilësisë së tyre.
“Edhe pse krahas sfidave shumë të mëdha ja federata e notit gjatë vitit 2025 bëri shumë përpjekje që ky vit të kulmon me suksese të mëdha dhe rritjen me numrin e garuesve si dhe ngritjen e cilësisë së garueseve në sportin e notit, por ajo çka vlen që mendoj që është kryesore që ta falënderojmë presidenten e cila për momentin është e ngarkuar dhe nuk është prezentë. Rita Zeqirin e cila bëri të pamundurën që të prezantojë federatën e notit në mënyrë sa më dinitoze e cila ishte pjesëmarrëse në disa aktivitete ndërkombëtare dhe prezenca e saj dhe e bordit të federatës na mundësoj që Kosova në vitin 2027 të jetë organizatore për herë të parë të nderohet historia dhe të jetë organizatore e multi netion e cila do të mbahet në vitin 2027.” tha ai
Haxhi Musa nënvizoi se përgatitjet duhet të intensifikohen, pasi viti 2027 është afër, ndërsa edhe ‘Lojërat Mesdhetare 2030 po afrohen, duke pasur parasysh se një pjesë e madhe e tyre lidhet drejtpërdrejt me sportet ujore’.
“Mendoj që na pret një sfidë shumë e madhe për vitin 2026 që të mobilizohemi të gjithë dhe të nxjerrim një kualitet shumë më të lartë, sepse viti 2027 është shumë afër por edhe viti 2030 ku do të mbahen lojërat mesdhetare është edhe më afër ju e dini mirë shumë se diku rreth 40% e lojërave mesdhetare janë pjesë e ujit neve na presin detyra të mëdha që të mobilizohemi të gjithë së bashku”, u shpreh ai. A.Krasniqi
