“Superpuna” jashtë funksioni, bizneset dhe punëkërkuesit në vështirësi

“Superpuna” jashtë funksioni, bizneset dhe punëkërkuesit në vështirësi

Platforma “Superpuna” tash disa javë është jashtë funksionit, duke pamundësuar regjistrimin e punëtorëve, ndërsa bizneset rrezikojnë penalizime nga institucionet shtetërore për shkak të një problemi që nuk është i tyre.

Edhe nga Agjencia për Punësim e Republikës së Kosovës jo zyratisht i kanë konfirmuar pwr  KosovaPress këto telashe. Madje thonë se kanë pranuar një numër të madh të ankesave për këtë shqetësim.

Krahas mosfunksionimit të platformës, ankesa të mëdha janë ngritur edhe për vonesat e pagesave dhe mungesën e sqarimeve institucionale për vazhdimin e programit në vitin 2026.

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovës, Kushtrim Ahmetithotë se problemet me platformën “Super Puna” vetwm se po pwrswriten dhe se ankesat nga bizneset për mosfunksionim të saj janë përsëritur edhe së fundmi, ashtu si në fund të vitit të kaluar.

Ahmeti theksoi se mosfunksionimi i platformës “Superpuna” po i vë bizneset në një situatë të vështirë, pasi ato rrezikojnë të penalizohen nga Administrata Tatimore për mos regjistrim të punëtorëve, ndonëse problemi buron nga vetë sistemi shtetëror.

Ai u bëri thirrje institucioneve që të mos ndërmarrin masa ndëshkuese ndaj bizneseve pa u verifikuar më parë se përgjegjësia nuk është e tyre.

Njohësi i ekonomisë, Adem Qorrolli thekson se platforma për regjistrim ka pasur vazhdimisht probleme teknike, si në të kaluarën ashtu edhe aktualisht.

Por, sipas tij, shqetësimi kryesor është se përdoruesit nuk po mund të regjistrohen përsëri.

Sipas Qorollit, ka  paqartësi institucionale edhe rreth vazhdimit të programit “Superpuna” në vitin 2026.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe tek Agjencia për Punësim të Republikës së Kosovës lidhur me mos funksionimin e platformës “Superpuna” , por deri në publikimin e këtij raporti nuk kanë kthyer asnjë përgjigje.

Në fillim të vitit 2023 Qeveria e Kosovës kishte lansuar platformën “Superpuna”  në mbështetje të sektorit privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.

Përmes kësaj platforme, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, po që fillimisht duhet t’i shpallë vendet e lira të punës.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë