Mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit Rushit Ramabaja

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajt mbledhja komemorative për shkrimtarin, publicistin, gazetarin dhe satiristin e shquar Rushit Ramabaja, ku familjarë, bashkëpunëtorë, shkrimtarë, intelektualë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë kujtuan jetën, veprën dhe kontributin e tij në letërsinë, kulturën dhe mendimin kritik shqiptar.
Në fjalën hyrëse u përmend veprimtaria e gjerë e Rushit Ramabajës në fushën e letërsisë dhe gazetarisë, përfshirë angazhimin e tij në redaksi të ndryshme kulturore, drejtimin e revistës për fëmijë “Zog në mëngjesit”, kontributin në gazetën “Lajm”, si dhe drejtimin me sukses të shtojcës satirike të saj.
Në këtë mbledhje komemorative foli kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili vlerësoi Rushit Ramabajën si një zë të rrallë intelektual, të angazhuar dhe të përgjegjshëm ndaj fjalës së shkruar.
Ai theksoi se Ramabaja i përkiste brezit të intelektualëve që fjalën e shihnin si përgjegjësi morale dhe qytetare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare dhe publicistike që do të vazhdojë të lexohet dhe të ndikojë në brezat e ardhshëm.
“Largimi nga jeta i Rushit Ramabajes në moshën 77 vjeçare na prek thellë sepse me të humbim jo vetëm një poet, gazetar dhe publicist të shquar, por një zë të rrallë intelekutal që për dekada i qëndroi besnik fjalës së shkruar. Rushit Ramabaja i përkiste brezit te intelektutalëve që u formuan herët edhe u provuan e sporvuan gjatë. I lindur në Marec të Prishtinës ja kushtoj pjesën më të madhe të jetës të tij gazetarisë edhe letërsisë duke qenë për shumë vite pjesë e “Gazetes Rilindja” aty ku fjalët kulturore edhe kritike kishin peshë në përgjithësi edhe pas luftës ai vazhdoi t’i shërbej me mundimin e tij në gazetari duke mos u shkëputur asnjëherë nga misioni i formimit dhe reflektimit”,theksoi Kurti.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari kujtoi kontributin e Ramabajës.
“Për shkak të njohurive të thella në fushën e letërsisë, ka qenë anëtar i redaksisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, etafora dhe kryeredaktor i revistës shkollore për fëmijë, Zog në mëngjesit, që botohej në Prishtinë dhe e hapi në shumë shkolla korridoreve. Në vitin 2006, u kthye përsëri në gazetën Lajm të kryeqytetit, në të cilën mbuloi deri në rrezikun 2009, ku Rushit Ramabaja bëri një punë në shkrimet që i botonte në rubrikën e kulturës. Me nisjen e tij i zotit dhe drejtoi në sukses shtojcën javore satirike të kësaj gazete. Për shkak se ja dhuronte shkrimet humoristike e satirike, kur shkrimtari poeti Nonda Bulka, shumicën e shkrimeve të tij që gustin thuaja të gjitha faqet e grupit, i nënshkroi”, tha Dehari.
Sadri Ramabaja ishte një nga familjarët e Rushit Ramabajës dhe e njihte thellë karakterin, jetën dhe kontributin e tij në letërsi. Ai e përshkroi Rushitin si një ndërgjegjje kritike dhe zë të ndershëm të mendimit sociopolitik, duke vlerësuar jo vetëm talentin e tij letrar, por edhe rolin që luajti në kulturën shqiptare.
“Shkuarja në amshim e tij nuk është vetëm humbje për ne si familje, as vetëm dhimbje personale e imja. Ajo është plagë e hapur për kulturën shqiptare. Është një plagë që do të mbetet e tillë në kohë të gjatë,edhe për mendimin kritik dhe për fjalën e ndershme që Rushitja e mbrojti deri në frymën e fundit. Me largimin e tij, letërsia shqipe humbi një zë të jashtëzakonshëm, ndërsa shoqëria jonë humbi një ndërgjegje të kthjellët të mendimit sociopolitik. Rushiti nuk ishte shkrimtar i rastit. Vokabularin, të gjithë atë dashuri për të bukurën, duket se e ka trashëguar sidomos gjininë e rrëfimit nga gjyshi. Ai nuk shkroi për të qenë i pëlqyer, as për të rehatuar konformizmin”, theksoi Ramabaja.
Agim Vinca ishte profesori i Rushit Ramabajës, por edhe mik, shok dhe bashkëpunëtor e kishte Rushitin si student në lëndën e historisë së letërsisë shqipe, dhe kishte një marrëdhënie shumë të afërt personale dhe profesionale.
“Unë kam ardhur të marr pjesë në këtë mbledhje përkujtimore, për ta nderuar mikun, shokun, kolegun, shkrimtarin e veçantë, të pazakonshëm, me një imagjinatë të jashtëzakonshme, me një gjuhë të kultivuar, me një figuracion të hardhitur që rrallë haset në letërsinë shqipe, Rushit Ramabaja. Tani meqë dola këtu, më lejoni të them se Rushit Ramabajën e kisha shok, mik, bashkëpunëtor, bashkëmendimtar për pjesën dërrmuese të gjërave. E kam pasur edhe student, këtë pak kush e din. Ne kishim një vit dallim në moshë, por unë e fillova karrierën time si pedagog i ri pas kryerjes së studimeve, dhe ndërkohë që Rushit ishte student i brezit të parë ose eventualisht të dytë që unë u kam mbajtur ushtrime nga historia e letërsisë shqipe.”,theksoi Vinca.
Në përkujtimore për Rushit Ramabajën, ishte i pranishëm edhe kritiku dhe profesori Anton Berisha, një figurë e njohur e letërsisë, i cili solli vlerësimin e tij profesional dhe respektin për jetën dhe veprën e Ramabajës duke e bërë momentin edhe më të rëndësishëm për publikun dhe familjen.
“Është e vështirë të flas sot për shkrimtarin, gazetarin, publicistin, dramaturgun, kritikun dhe satiristin Rushit Ramabaja, në ditën e mortit të tij. Sot fjalët janë të varfra përballë peshës së humbjes dhe dhembjes për të, e cila na ka bashkuar këtu në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Nuk jeni vetëm ju, familje e Bacit Rush, që mbani barrën e kësaj ndarjeje. Bashkë me ju dhembjen e kemi dhe ne miq dhe bashkëpunëtorët e tij, por edhe lexuesit e tij. Me largimin e tij, botës sonë po i shuhet një mendje e urtë dhe një ndërgjegje kritike.”,theksoi:Berisha
Alban Ramabaja ,familjari i tij e përshkruan si udhërrëfyes dhe shtyllë të familjes, si dijetar, i mençur dhe i dashur.
“Është një çast i rëndë për mua të përfaqësoj familjen, të jap disa fjalë rasti për respektin që keni treguar, për këtë organizim. Megjithatë, dua t’i ndaj disa fjalë të shkurta dhe për babën tonë, bashkëshortin, vëllaun, mikun, shkrimtarin që sot e përcjellim me shumë dhimbje, po edhe me krenari, Rushit Ramabajën. Për ne ai, ai ishte shtylla e familjes, jo vetëm si më i madhi ndër vëllezër e motra, edhe si kryefamiljar, po natyrisht edhe si dijetar, udhërrëfyes i qetë, edhe për familjen e gjerë, si një shembull i ditës, urtësisë, po edhe atdhedashurisë. Më vonë edhe si gjysh shumë i dashur për nipin dhe mbesën e tij, të cilët i donte pa masë, edhe që siç thoshte vetë, i kishte dhuratë nga perënditë”, tha ai.
