Osmani përkujton kolonel Tahir Zemajn në 23-vjetorin e vrasjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot 23-vjetorin e vrasjes së kolonelit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Zemaj, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e ka cilësuar kolonel Zemajn si oficer profesionist, atdhetar të jashtëzakonshëm dhe luftëtar të lirisë, duke theksuar se ai ishte edhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
“Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e ushtarakut të UÇK-së, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin. Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret”, ka shkruar Osmani.
Presidentja ka theksuar se kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional, në funksion të së vërtetës, drejtësisë dhe shtetit të Kosovës për të cilin ata luftuan.
Në fund të mesazhit të saj, Osmani ka nderuar jetën dhe veprën e tyre me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit”.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani: Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova. Sot bëhen 23 vjet nga vrasja e ushtarakut të UÇK-së, kolonelit Tahir Zemaj, së bashku me familjarët e tij, të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.
Kolonel Zemaj ishte oficer profesionist, atdhetar i jashtëzakonshëm, luftëtar i lirisë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Vrasja e tij mbetet plagë e hapur dhe kujtesë e dhimbshme se drejtësia për disa krime ende pret.
Kujtimi për kolonel Zemajn dhe familjarët e tij është obligim moral dhe institucional për të vërtetën, për drejtësinë dhe për Kosovën që ata ëndërruan e luftuan. Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Tahir Zemajt, Enisit dhe Hasanit!
