Kurti viziton KosovaPress-in dhe jep intervistë ekskluzive në 27-vjetorin e themelimit

Kurti viziton KosovaPress-in dhe jep intervistë ekskluzive në 27-vjetorin e themelimit

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar ambientet e reja të agjencisë, ku realizoi edhe një intervistë ekskluzive për KosovaPress.

Gjatë vizitës, Kurti u prit nga drejtoresha e përgjithshme e KosovaPress, Suzana Rakovica, dhe stafi i agjencisë, me të cilët diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, sfidat e medias dhe rëndësinë e raportimit të saktë dhe të pavarur.

Në intervistën ekskluzive për KosovaPress, Kurti flet për çështje kyçe politike, rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, formimin e institucioneve të reja, partnerët eventualë qeverisës, prioritetet e ekzekutivit të ri, zgjedhjen e presidentit të ri dhe raportet me aleatët.

Kurti vlerësoi lart rolin e KosovaPress-it në informimin e publikut dhe në forcimin e gazetarisë profesionale në Kosovë.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress sot shënon 27-vjetorin e themelimit dhe fillimit të punës. Kjo ditëlindje e gjen Agjencinë në hapësira të reja, moderne dhe funksionale, të cilat përmbushin të gjitha kushtet për veprimtarinë e një mediumi bashkëkohor.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në misionin e KosovaPress-it, për informim të saktë, të shpejtë dhe objektiv, si dhe një investim në cilësinë e gazetarisë dhe komunikimit medial në Kosovë. /KosovaPress/

https://kosovapress.com/27-vjet-nga-fillimi-i-punes-se-kosovapress-it

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë