Nga rrjetet sociale te hetimet policore, çfarë ndodhi në Ferizaj?

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj, më datë 01.01.2026, ka pranuar informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një video ku shihej duke shtënë me armë zjarri.
Pas një pune intensive hetimore në terren, policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin I.H., 29 vjeç. I dyshuari ka pranuar posedimin e armës dhe e ka dorëzuar atë vullnetarisht, me të cilën dyshohet se kishte shtënë më 31.12.2025.
I.H. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rast penal për veprat:
“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”
“Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Policia e Kosovës apelon tek qytetarët që të shmangin përdorimin e armëve dhe të respektojnë ligjin, pasi veprime të tilla rrezikojnë sigurinë publike.
