LVV merr shumicën e votave në përfaqësitë diplomatike

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, edhe sot është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 29 përfaqësitë diplomatike.
Deri në orën 10:21, janë numëruar 75% e votave që diaspora votojë në përfaqësitë diplomatike .
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të kryesojë me 87.15% ose 8919 vota.
Në vendin e dytë renditet, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.50%, që përfaqëson 562 vota.
Pas saj vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.87%, ose 498 vota.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.59%, që përkthehet në 163 vota.
