Nisin kolonat në dalje të Kosovës

Bashkatdhetarët që qëndruan në Kosovë për festat e fundvitit, tanimë kanë nis të kthehen në vendet e tyre ku jetojnë dhe punojnë.
Në pikat kufitare janë vërejtur kolona në dalje të Kosovës. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje të pikë kalimit kufitar Dheu I Bash, kolonat janë mbi 500 metra dhe pritjet mbi një orë.
Kurse, në Merdare dhe Jarinje, pritjet në dalje janë 20 minuta dhe kolonat afër 100 metra.
Ndërkohë, bashkatdhetarët kanë postuar video, duke bërë apel për kujdes, pasi në dalje të Beogradit ka reshje bore dhe rrugët janë me ngrica.
