Paralajmërimet nga Hollywood, filmat që e vendosën vitin 2026 në qendër të fantashkencës

Paralajmërimet nga Hollywood, filmat që e vendosën vitin 2026 në qendër të fantashkencës

 Ndërsa bota hyn në vitin 2026, kinemaja na kujton se ky vit ka qenë shpesh skenë për histori fantastiko-shkencore, plot paralajmërime për shoqërinë dhe të ardhmen e njerëzimit.

Hollywood ka përdorur vitin 2026 si një pasqyrë të frikës dhe shpresave tona: nga rreziqet e teknologjisë dhe pandemive, te kontrastet e pabarazisë sociale. Disa filma ofrojnë vizione distopike, të tjerë shpresë për bashkëjetesë.

Doom

Sipas përshtatjes së videolojës, 2026 është viti kur njerëzimi zbulon një portal në Mars. Ky zbulim hap rrugën për eksperimente të rrezikshme dhe mutacione katastrofike.

Universi Marvel

Ngjarje të shumta të vendosura në këtë vit, nga Guardians of the Galaxy Vol. 3 te Secret Invasion. Disa histori duken të suksesshme, të tjera janë kritikuar si zhgënjyese.

Dawn of the Planet of the Apes

Një virus ka shkatërruar pjesën më të madhe të njerëzimit, ndërsa majmunët fitojnë inteligjencë të lartë. Paralelizmi me pandeminë reale e bën këtë vizion veçanërisht tronditës.

Metropolis

Filmi klasik i Fritz Lang, që feston gati një shekull, e vendos vitin 2026 në një qytet futurist ku të pasurit jetojnë në rrokaqiej, ndërsa punëtorët vuajnë nën tokë. Mesazhi i tij për barazi dhe bashkëjetesë mbetet aktual.

# Lajme
# Biznes
# Turizëm
# Sport
# Video
# Kulturë